Ndërroni diskun smerilues (shih figurën B)

Shënim: Zëvendësoni menjëherë një disk smerilues (5) të dëmtuar.

Hiqni letrën smeril. Zhvidhosni plotësisht 4 vidhat (9) (duke përdorur një kaçavidë T20) dhe hiqni diskun smerilues (5). Vendosni diskun e ri smerilues (5) dhe shtrëngoni sërish vidhat.

Shënim: Kur vendosni diskun smerilues, igurohuni që dhëmbët e drejtuesit të futen në vrimat e diskut smerilues.

Shënim: Një mbajtëse e dëmtuar e diskut smerilues (10) mund të ndërrohet vetëm nga një qendër e autorizuar e shërbimit të klientit për veglat elektrike Bosch.