Ndryshoni letrën smeril (shih figurën A)

Për të hequr letrën smeril (8) ngrijeni anash dhe tërhiqeni nga disku smerilues (5).

Përpara se të vendosni një letër smeril, hiqni papastërtitë dhe pluhurin nga disku smerilues (5), p.sh. me një furçë.

Sipërfaqja e diskut smerilues (5) përbëhet nga një pëlhurë ngjitëse në mënyrë që të mund të ngjitni letrën smeril me shpejt dhe me lehtësi.

Shtypni fort letrën smeril (8) në pjesën e poshtme të diskut smerilues (5).

Për të siguruar nxjerrjen optimale të pluhurit, sigurohuni që vrimat e shpuara në letrën smeril (8) të përputhen me vrimat në diskun smerilues (5).

Për të rritur jetëgjatësinë e diskut smerilues, veçanërisht kur përdorni një gërryes rrjetë (p.sh. Bosch M480), ju mund të aplikoni Pad Saver (aksesor) ndërmjet diskut smerilues dhe gërryesit.