Mirëmbajtja dhe pastrimi

Nëse nevojitet që të zëvendësohet linja lidhëse, atëherë ajo duhet të merret nga Bosch ose një qendër shërbimi e autorizuar për vegla elektrike Bosch, për të evituar rreziqet e sigurisë.

Treguesi i shërbimit

Kur furçat e karbonit të jenë konsumuar, vegla elektrike fiket automatikisht. Kjo tregohet afërsisht 1 ditë përpara nga treguesi i shërbimit (8) që ndizet ose dridhet.
Vegla elektrike duhet të dërgohet në shërbimin e klientit për mirëmbajtje.